Fjalori i Braçes në parlament, Spaho: Të mblidhet Byroja, dënim maksimal

Partia Demokratike ka kërkuar mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për të shqyrtuar sjelljen e deputetit socialist Erion Braçe. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho tha se Byroja duhet të marrë një dënim maksimal ndaj Braçes për fjalorin e përsëritur.

“Kemi bërë kërkesë që të mblidhet byroja dhe të marrë në shqyrtim sjelljen e kreut të kom të ekonomisë që ofendon nga foltorja me fjalor nga më banalët deputetët e opozitës. Është shprehje sistematike e qëndrimit të maxhorancës. Arrogancë që është manifestuar gjatë këtyre 3 viteve me mosrespektimin e kushtetutës së vendit apo në përdorimin e fondeve publike nëpërmjet formave dhe mënyrave që po prodhojnë para për individë të maxhorancës. Ne kemi bërtë kërkesë që të merret masë ndaj zotit Braçe. Në përputhje me rregulloren besoj se do të marrë dënimin maksimal. Rasti ndaj kolegeve tonë dhe nga Kuvendi u tha se nuk kemi rekorde, gjurmë të fjalorit që përdori dhe e kaloi pa u përjashtuar ndërkohë që ndaj deputeteve të opozitës u morën masa”, deklaroi Spaho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *