Ramon Fonseca, bashkë-themeluesi i firmës ligjore, Mossack Fonseca, ka deklaruar se firma e drejtuar prej tij nuk është përgjegjëse për kompanitë që janë klientë të saj.
Në një intervistë të dhënë për mediat vendase, ai u shpreh se raporti ndërkombëtar i publikuar po tenton që t’a lidhë kompaninë me aktivitete të cilat nuk janë kryer prej saj.
Më tej ai u shpreh se gazetarët që u përfshinë në investigim kanë thyer qartësisht termat e privatësisë. Drejtuesi theksoi se Mossack Fonseca ka qënë në treg prej shumë vitesh dhe nuk ka patur asnjëherë shkelje të ligjeve ndërkombëtare.
Në mbyllje, ai tha se kompania do të jetë e hapur për cdo hetim zyrtar.