Zona e Pallatit me Shigjeta në Unazën e Re të Tiranës, është rrethuar nga forca policie brenda pak minutash për shkak të një alarmi për bombë.
Mësohet se një çantë shpine e dyshimtë është evidentuar nga qytetarët që më pas kanë njoftuar forcat e rendit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e policisë të cilat kanë siguruar perimetrin.
Por burime nga policia thanë për Boldnews.al se bëhej fjalë për një çantë shkolle që e kishte harruar një nxënës pranë makinës. Burimet shtojnë se me të mbërritur policia në vendngjarje, ka qënë vet i riu i cili është afruar tek çanta për ta marrë, duke i dhënë kështu fund aludimeve për një çantë bombë.