Ivan Rakitic, imazhi më intim me gruan e tij shtatzënë

Gruaja e Ivan Rakitic ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram. Pas saj, askush nuk mund të dyshojë se mesfushori i Barcelonës dhe gruaja e tij, Raquel Mauri, janë një çift i lumtur, mjaft i dashuruar. Ata e kanë demonstruar këtë edhe në paraqitjet e tyre publike, por veçanërisht në rrjetet sociale, ku të dy, Ivan Rakitic dhe gruaja e tij, janë shumë aktivë. Një nga fotot më të fundit, që kanë hedhur në Instagram, është edhe më intimja artistikisht.
rakitic

Raquel Mauri i duket vetëm barku i fryrë, sepse është shtazënë. Ivan Rakitic duket si para një “busti” të zhveshur, teksa dëgjon me kujdes “shkelmat” që i vijnë nga barku i gruas, ku një krijesë e re është gati për të lindur. Çifti po jeton një moment shumë të ëmbël.

Ata po presin ardhjen e një anëtari të ri në familje, ndërkohë që tashmë kanë një vajzë dyvjeçare, të quajtur Althea. Në këtë moment, edhe pse çifti e ka parë me ultratinguj gjininë e bebes, nuk kanë treguar nëse është djalë apo vajzë. Çifti ka premtuar për ta mbajtur sekret këtë gjë deri në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *