Arsyeja e pengëmarrësit të avionit: “24 vjet pa parë fëmijët dhe gruan, s`më lejonte Egjipti”

59 vjeçari Seif Eddin Mustafa, i cili për disa orë me rradhë ka mbajtur peng 82 persona në avionin e linjës “Egypair”, ditën e djeshme, ka dhënë dëshminë e tij. “Cfarë supozohet të bënte dikush, i cili për 24 vjet nuk i ka parë fëmijët dhe bashkëshorten, pasi qeveria e Egjiptit nuk e kishte lejuar”, kështu mësohet të ketë thënë pengëmarrësi i avionit Mustafa.

Ai e detyroi avionin të devijojë destinacionin dhe të ulej në Qipro për të parë fëmijët dhe gruan. Gjatë seancës në gjykatë në Larnaka të Qipros, Mustafa do të qëndrojë 8 ditë arrest me burg.

Ai ballafaqohet me akuza për rrëmbim, posedim ilegal të eksplozivit, dhe kërcënim për të kryer dhunë. Rrëmbimi i djeshëm i aeroplanit ka përfunduar në mënyrë paqësore, pasi policia e arrestoi të dyshuarin, ndërsa të 72 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit në aeroplanin e tipit, Airbus A320, u liran. Ai kishte kërcënuar se kishte rrip eksplozivi dhe do të hidhte në erë avionin, por rezultoi se kishte gënjyer.

mustafa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *