Qesharake, Gomez për vetëm 1000 Euro te Beshiktash

Mario Gomez shënoi golin e tij të 26-të me kombëtaren gjermane kundër Anglisë dhe mund të shpresojë për pjesëmarrjen e tij në Euro 2016. Sipas transfermarkt.de lojtari kushton 12 milionë euro. Por në fakt nuk është e vërtetë. Gomez do t’i kushtojë Besiktas vetëm 1000 euro. Si ka mundësi, në një kohë ku një lojtar i dorës së dytë ka klauzolë miliona euro. E përditshmja gjermane BILD ka përgjigjen: Ekipi i tij mëparshëm Fiorentina kërkonte me çdo kusht ta hiqte qafe lojtarin me rrogën e tij tepër të lartë prej 5,2 milionë euro në sezon. Në dy vite te italianët ai shumë shpesh ka qenë i dëmtuar dhe ka kryer vetëm 29 paraqitje.

Besiktas e huazoi Gomez për 3,5 milionë euro gjatë verës së kaluar. Fiorentina ka frikë se Gomez mund të rikthehet në fund të sezonit, prandaj ata i kanë vënë një klauzolë turqve, të cilët kanë të drejtë ta transferojnë përfundimisht lojtarin për vetëm 1000 euro simbolike. Këtë e ka konfirmuar edhe pronari i klubit Ahmet Nur Cebi: “Nëse Gomez vendos të vazhdojë të luajë me Besiktas, unë do ta paguaj shumën 1000 euro për ta blerë lojtarin.” Nëse turqit vendosin ta sheshin, Fiorentina do të përfitojë 35% të shumës. Gomez kryeson listën e golashënuesve me 19 gola në kampionatin turk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *