FBI dhe sistemi i zhbllokimit të iPhone

FBI ka gjetur një mënyrë për të “hyrë” në iPhonen e atentatorit të San Bernardinos pa ndihmën e Apple.

Nuk është e qartë se cila është metoda e përdorur nga agjentët federalë, por një gjë e tillë i mundëson Departamentit të Drejtësisë të mos procedojë me aksione ligjore ndaj Apple për të patur akses tek informacionet që përmbahen në celular, që konsiderohen të domosdoshme për hetimet.

Avokatët e qeverisë siguruan muajin e kaluar një urdhër gjykate që i kërkonte kompanisë Apple të ndihmojë qasjen në telefon, si pjesë e hetimeve për sulmin që la pas vetes 14 të vrarë. Mirëpo, tani me të dhënat e siguruara, qeveria i kërkoi gjykatëses, Sheri Pym, të anulojë urdhrin e muajit shkurt.

Apple kishte kundërshtuar urdhrin për të përgatitur një program kompjuterik që do të çaktivizonte fjalëkalimin dhe do të mundësonte qasjen në një iphone të përdorur nga njëri prej sulmuesve, Sayed Rizwan Farook.

Një seancë dëgjimore e caktuar për javën e kaluar, u shty pas kërkesës së qeverisë e cila tha se ka nevojë për kohë për të provuar një metodë të re që nuk do të kishte nevojë për ndihmën e kompanisë Apple. Departamenti i Drejtësisë, nuk e ka identifikuar palën që ka ndihmuar qasjen në të dhenatt dhe as metodën e përdorur.

Mundësia e forcave të rendit për të hapur një Iphone nëpërmjet metodave alternative hap pikëpyetje të reja ligjore, Avokatët e kompanisë Apple, thanë se kompania dëshiron të dijë metodën e përdorur për të hapur telefonin.

Por, tërheqja e procesit nga gjykata i heq mundësinë kompanisë Apple që të kërkojë në rrugë ligjore hollësitë e metodës së përdorur nga Agjencia Qendrore e hetimeve, FBI.

Kjo pritet të ngre pikëpyetje edhe në mesin e klientëve të industrisë Apple për forcën e kompanisë që të sigurojë telefonat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here