De Biasi sfidohet nga një vogëlush, shikoni çfarë ndodh (VIDEO)

Gianni De Biasi është sfiduar nga një vogëlush në hollin e hotelit në Luksemburg. Gjatë qëndrimit në hotel në Luksemburg, Gianni De Biasi ka shfrytëzuar një moment të lirë për t’u argëtuar me një djalosh, duke zhvilluar dyluftime me topin.

Natyrisht, trajneri dukej mjaft në formë dhe e ka lodhur jo pak vogëlushin duke e mashtruar me veprimet e tij.

Ky moment është shoqëruar me të qeshura nga të gjithë të pranishmit aty, por edhe De Biasi duket se e ka shijuar shumë këtë moment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *