Harrojeni Jolezën, vjen këshilltarja e Veliajt: Tarracat me lule reduktojnë përmbytjet

Gafat nga ana e zyrtarëve të lartë shtetërorë sidomos të atyre socialist tashmë janë kthyer në modë. Pas kryetares së FRESSH Joleza Koka e cila u bë hit në rrjet pasi nuk mbante mend ku ishte zgjuar, një tjetër personazh ka lëshuar bombën e radhës.

Këtë herë bëhet fjalë për këshilltaren e Kreut të Bashkisë Erion Veliaj, e cila ka thënë se tarracat me lule reduktojnë përmbytjet. Mesa duket Nevin Bilali i ka dëgjuar me mjaft vëmendje leksionet e kryetarit rreth motit, dhe ka nxjerrë tezën e saj të re, e cila thotë se tarraca e bashkisë e cila tashmë është shndërruar në një park, do të reduktojë përmbytjet e mëdha nëse do të ketë reshje shiu.

Mbase këshilttarja e re duhet të lexojë më tepër rreth natyrës dhe biologjisë, për të kuptuar se përmbytjet reduktohen vetëm në rast se mbillen sa më shumë pemë në tokë në vend që të priten.

“Tarraca e gjelbër redukton derdhjet e ujit të shirave në trotuare dhe nëpër rrugë, ç’ka do të thotë që është një mënyrë shumë e mirë për të reduktuar këtë sasi të ujit që derdhet nëpër rrugë në sasi të mëdha dhe në mënyrë të tillë mund të reduktojmë edhe pak përmbytjet” ka thënë Nevin Bilali.

Kaq është dashur që Joleza të zbresë në vend të dytë dhe Bilali të marrë gjithë vëmendjen e rrjetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here