Si u bë fotoja simbol e sulmeve në Bruksel

Gazetarja nga Gjeorgjia e cila realizoi foton e famshme të të mbijetuarve nga sulmet terroriste në aeroportin e Brukselit mëngjesin e së martës, ka zbuluar historinë që fshihet pas saj.

Ketevan Kardava e cila punon si korrespondente për rrjetin Georgian Public Broadcaster ishte nisur drejt Gjenevës kur ndodhi sulmi në aeroportin Zaventem.

36 vjeçarja e gjeti veten të hedhur në tokë nga shpërthimi teksa rreth e rrotull shihte të vdekur e njerëz që kishin humbur gjymtyrët.

“Kishte pluhur dhe tym kudo. Rreth meje kishte dhjetëra njerëz pa këmbë të mbuluar me gjak.”- shprehet ajo për TIME.

Ajo tha se instikti i saj i parë pas sulmit ishte të shihte poshtë dhe të kontrollonte nëse i kishte ende këmbët.

“Nuk më besohet që i kam akoma këmbët. Isha në një gjendje të shokuar”.

Kardava shtoi se donte të largohej nga vendi i ngjarjes por instikti i saj i gazetares i tha që të dokumentontë dëshpërimin brenda aeroportit të Zaventem ku të paktën 11 persona humbën jetën.

Ajo e realizoi fotografinë me dy të mbijetuarat, njëra prej të cilave është identifikuar si stjuardesa indiane Nidhi Chaphekar, për të simbolizuar sulmin terrorist në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *