“Në Maliq firmat po presin çdo pemë, fitimin e ndajnë me Edi Ramën dhe Olta Xhaçkën”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në facebook një tjetër denoncim të qytetarit dixhital, sipas të cilit kompani që ndajnë fitimin me kryeministrin Edi Rama dhe deputeten Olta Xhaçka por presin çdo pemë në Maliq.

Qytetari i cituar nga Berisha jep edhe emrin e pronarit të kompanisë, ndërkohë që publikon edhe disa foto nga kjo masakër.

POSTIMI I PLOTË I BERISHËS

Qytetari dixhital denoncon:

Shkeljen e moratoriumit për pyjet nga kompani që ndajnë fitimin me Edi Ramën dhe deputeten Olta Xhaçka. Më poshtë keni të plote mesazhin e tij! sb

“Z.Berisha përshëndetje!
Më poshtë do ju dërgoj disa foto ku shihen qarte se si makina të mëdha me karroceri transportojnë dru. Ndërkohë që moratoriumi i pyjeve ka hyrë në fuqi këta njerëz vazhdojnë të presin çdo pemë që ju del përpara. Ky akt i jashtëligjshëm ndodh çdo ditë në fshatin Dushar, pjesë e bashkisë së Maliqit dhe njësisë administrative Moglicë. Ne kemi arsye të forta të besojmë se në këtë aktivitet të paligjshmen ka gisht dhe qeveria, konkretisht deputetja e zonës Znj.Olta Xhaçka (flitet për një marrëdhënie të ngushtë fitimi mes saj dhe pronarit të firmës Z.Festim Lami )

P.S thuhet se vetë Z.Rama merr 20%- shin ,si zakonisht! Shpresoj që ju ta denonconi këtë shkelje të rëndë të ligjit dhe natyrës dhe ju lutem të ruani anonimatin tim. Faleminderit”

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *