Për 1 birrë, përleshen 60 shqiptarë e italianë

Shqiptarë dhe italianë janë përfshirë në një sherr masiv në orët e para të ditës së djeshme. Ngjarja ka ndodhur në Palestrina, në jug të Romës. Mediat italiane raportojnë për më shumë se 60 persona të përfshirë në sherr.

Mes 7 të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë, me inicialet B.C 26 vjeç dhe K.D. 25 vjeç. Sherri nisi kur dy shqiptarët shkuan në lokalin e një italiani për të parë ndeshjen Juventus-Bayern.

Aty nisi një debat për birrën e papaguar mes shqiptarit 26-vjeçar dhe pronarit të lokalit, që punon edhe banakier në lokalin e tij. Sipas dëshmimi në polici, shqiptari u ndje i fyer nga pronari i lokalit i cili përdori fyerje ndaj tij. Sherri vazhdoi edhe jashtë lokalit, ku erdhën gjithashtu disa shqiptarë të tjerë.

Po kështu u mblodhën edhe italianë. Në total rreth 60 vetë, të cilët u përleshën me njëri-tjetrin. Policia ka shpallur në kërkim edhe 15 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *