Kjo është gruaja që kërcënoi Rudina Magjistarin!

Quhet Vjola Sala, ka lindur në 14 Janar 1979, është beqare dhe jeton në Durrës. Është gruaja që shihet në foton e mësiperme të siguruar nga opinion.al dhe është një e njohur e vjetër e gazetarëve në Tiranë. Ju ka shkruajtur pothuajse të gjithëve, në fillim duke i ftuar që t’i nxjerrin nga truri, rrezet që i kanë injektuar doktorët në Itali dhe që ajo i quan tortura psikotronike, një term i panjohur, me gjasë i shpikur prej saj.
Ju ka lënë të gjithëve takim dhe më pas, duke parë indiferencën e tyre i ka kërcënuar njeri pas tjetrit. Zakonisht kërcënimet janë të dhunshme, shoqëruar me fjale të pista dhe mllef. Sipas të dhënave të opinion.al po kështu ka kërcenuar me vdekje dhe vrasje të fëmijëve politikanë gra dhe burra.

Pretendon se një mjek nga Italia, përmës një vale elektronike i ka futur në distancë diçka në tru dhe e torturon. Zakonisht ndërron profilet në FB, por shumë prej tyre i përdor me emrin e saj të vërtetë. Kërcënimet i bën në inbox dhe në wall. Zakonisht e nis duke dërguar peticione, që i drejtohen të gjithëve, politikanëve, gazetarëve dhe ambasadorëve. Më poshtë po japim një pamje të profilit të saj të fundit në FB.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *