TURQI – Dhjetëra të arrestuar pas sulmit në Ankara

Dhjetëra të dyshuar kanë përfunduar në pranga gjatë natës së kaluar dhe mëngjesin e sotëm si rrjedhojë e një peracioni antiterrorist të policisë turke, pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Ankara ku humbën jetën 37 persona, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency.

Operacionet në Stamboll dhe Ankara po kryhen nga policia speciale për luftën kundër terrorizmit.

Aksioni po ndihmohet edhe nga helikopterë, ndërkohë që përveç arrestimeve janë bërë edhe shumë kontrolle.

Ministri turk i Shëndetësisë, Mehmet Muezzinoglu ka konfirmuar se sot në mëngjes numri i të vdekurve nga sulmi i mbrëmshëm është rritur në 37 persona.

Sipas të dhënave të fundit, 120 persona janë plagosur.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Efkan Ala ka dënuar ashpër sulmin.

“Sulmi terrorist është kryer me aktivizimin të një automobili-bombë në lëvizje e sipër në stacionin e autobusëve në lagjen Kizilay në Ankara. Objektiv i sulmit kanë qenë civilët të cilët kanë qenë duke pritur në stacion. Dënojmë ashpër këtë vepër makabër. Edhe një herë theksojmë se ata që janë pas këtij atentati nuk do të kenë sukses në qëllimet e tyre. Ky popull ka tejkaluar shumë probleme”, deklaroi Ala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *