Veliaj sulmon shoqërinë civile: Janë një tufë delirantësh e dështakësh

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sulmoi shoqërinë civile për protestën tek Liqeni Artificial, duke bërë një dalje mediatike nga nga urgjenca e QSUT.

Ai përdori lëndimin e policit bashkiak Dritan Hardhia për të demonizuar protestuesit, pavarësisht se në radhët e të lënduarve ishte edhe një përfaqësues i shoqërisë civile.

Veliaj i quajti të rinjtë protestues si “delirantë që bëjnë gjithcka për të dalë në televizor”, ndërsa tha se inspektori i lënduar Dritan Hardhia ishte një përfaqësues i denjë i shoqërisë civile pasi drejton një shoqatë për përdorimin e bicikletave.

U ka rënë alibia e shoqërisë civile. Ata janë shoqëri e dhunshme. Kauza është mbuluar me turp dhe do të dështojë në mënyrë të turpshme” – u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se nuk do të ndalet në projektin e tij, pavarësisht kundështimit të fortë të shoqërisë civile. “Dhuna nuk është zgjidhje për asnjë cështje për të cilën nuk biem darkod. Dhuna diskrititoi kauzën e shoqërisë civile”– përfundoi deklaratën kryebashkiaku i Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *