I thyen hundën dajës, arrestohet 26-vjeçari nga Fieri

Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi ka qëlluar me dru në fytyrë dajën e tij 64-vjeçar dhe si pasojë i ka thyer hundën.

Rasti është regjistruar në fshatin Drizë të Fierit, ku në pranga ka rënë shtetasi Pëllumb Rustemi, 26 vjeç së bashku me 18-vjeçarin me iniciale V.K. Edhe ky i fundit e ka goditur me grushta 64-vjeçarin me incialet S.T banues në fshatin Drizë të Fierit, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Në komunikatë nuk sqarohen arsyet e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *