Kundër Parkut të Lojërave! Shoqëria civile sot ngre çadra tek liqeni

Përfaqësues të shoqërisë civile do të ngrenë sot në mesditë çadrat tek parku i liqenit artificial, në kuadër të betejes së tyre kundër ndërtimit të parkut të lojërave. “Arroganca e bashkisë po shkatërron parkun, pa dokument ligjor, pa mbështetjen qytetare.”- thuhet në njoftimin e Shoqërisë Civile.

Ky veprim i ngjason protestave që po zhvillohen në Kosovë, ku opozita atje ka ngritur çadra para godinës së qeverisë.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk tërhiqet ndërsa shprehur i vendosur për vijimin e punimeve, duke theksuar se parku do të jetë gati për fëmijët më 1 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *