Protesta kundër mbylljes së gazetës Zaman në Turqi, policia përdor plumba gome

​Policia turke ka përdorur plumba prej gome, gaz lotësjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë një grup prej afro 500 protestuesish të cilët kundërshtojnë mbylljen e një prej gazetave më të mëdha në vend.

Gjykata vendase mori vendimin për të pezulluar aktivitetin e gazetës “Zaman”, gjë që shkaktoi protesta masive.

Autoritetet arritën që t’i neutralizonin përkohësisht protestuesit, të cilët u futën sot në ditën e dytë të protestës.

Ata thonë se qeveria po cënon rëndë lirinë e fjalës dhe atë mediatike.

Autoritetet turke janë kritikuar edhe nga mbarë opinioni ndërkombëtar për trajtimin e bërë ndaj medias pasi vetëm një javë më parë, autoritetet ndaluan transmetimin e një televizioni privat duke e akuzuar për propagandë terroriste.

Ndërkohë me bujë u prit edhe arrestimi i dy gazetarëve të gazetës Cumhuriet, Erdem Gul dhe Can Dundar.

Ata u liruan vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila gjykoi se gazetarë u ishin dhunuar të drejtat.

Ngjarja është dënuar edhe nga zyrtarë të lartë të BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara.

Komision eri për zgjerimin, Johannes Hann theksoi se ndihej mjaft i shqetësuar për çështjen e gazetës “Zaman”, ndërkohë që zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirbi, shprehu keqardhje në emër të Shteteve të Bashkuara për mënyrën se si po trajtohen mediat në Turqi.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *