Nuk pranon ndarjen nga e dashura, i riu i kërcënon familjen

Një i ri është dënuar me 40 ditë burg për veprën penale të “Kanosjes” pasi kërcënoi familjen e të dashurës së tij.

Bëhet fjalë për një histori dashurie që nuk pranohej ndarja nga djali me inicialet E.P. Ky i fundit i ka bërë presion të dashurës së tij, një studente nga Korça në vitin e tretë për Juridik  në kryeqytet.  Por djaloshi i “zjarrtë” nuk ka kursyer as familjen e të dashurës duke e kërcënuar me jetë nëse kjo e fundit nuk i rikthehej sërish lidhjes me të.

“Do tju vras të gjithëve si familje po qe se vajza juaj nuk do bëjë çfarë t’i them unë”.  Është ky mesazhi që ka mbërritur në telefonin celular të familjes së vajzës në Korçë, në nëntor të 2015-ës. Në këto kushte, nëna e të resë është nisur drejt Tiranës e së bashku me vajzën kanë bërë kallëzim në polici.

Prej korrikut të vitit të kaluar, studentja nga Korça kishte pasur një lidhje me E.P e para disa kohësh janë ndarë për arsye xhelozie nga ana e djalit. Sipas kallëzimit të vajzës, ish i dashuri “nëpërmjet thirrjeve e mesazheve telefonike ka arritur deri në kërcënime fizike”.

Në rrethanat e pasigurisë për jetën e saj e të familjes, studentja e Juridikut ju drejtua policisë për të kallëzuar ish-të dashurin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *