“Keq më vjen” për zotin Rexhep Taip Erdogan!

NGA ARTAN FUGA

Mediat europiane dhe amerikane raportojnë se pushteti në Turqi ka mbyllur gazetën ikonë “Zaman” duke e mësyrë me polici dhe forca ushtarake.

Lexuesit dhe gazetarët, rinia kanë dalë në shesh dhe rrezistojnë për lirinë e medias, të shtypit.

Po u zhduk dhe u rrudh ajo liri, merr fund cdo gjë, degradimi prek fundin. Nuk meson kot amendamenti i parë i Kushtetutës amerikane pak a shumë që asnjë rrethanë dhe asnjë ligj nuk mund ta cenojë atë liri.

Imagjino se cfarë duhet të kishin bërë studentët dhe pedagogët shqiptarë !!!

Më “vjen keq” vetëm pse zoti Erdogan ekspozohet ndaj kritikave të Perëndimorëve duke sulmuar redaksitë e gazetave kundërshtare me polica.

Po hajdeni Zotëri i nderuar këtu te ne sikurse vinte presidenti brazilian Lula në shkollën e partise…

Di ca metoda “shkolla e partisë” që pa policë, pa çak e bam, ta bëjne median konformiste si dele, e zbuuuuut, e censuron pa e kuptuar fare duke e anestezuar, e bën pa turp adhuruese të pushtetit, e bën militante të qeverisë, fluger që ndryshon nga fryn era e pushtetit, uuuuuu u jep qofte me mish derri, u ruan shtëpitë, u ushqen çiliminjtë, bagëtitë ua shumon…e…!

Hajdeni zoti President dhe merr përvoja tonat, ka plot në këto vite tranzicion…

Ka ikur koha e pushtetit të mbajtur me policë, tani pushteti mbreteron duke e menaxhuar kritikën ndaj pushtetit. Pse kot ka thënë Markyze se kritika e pushtetit është integruar në pushtet, në kohët moderne?

Uuuuu sa ka zanati Zoti Rexhep Taip Erdogan!

Madje unë guxoj e them qe në këtë kontekst, atje ku ka sherr mes policëve nga njera ane e barrikades dhe gazetarëve e lexuesve nga ana tjeter, pikërisht atje ka liri mediash, sepse në ndonje vend ku nuk ka asnjë tension mes mediave dhe qeverisë, kjo është pikerisht shenjë jo e mirë për lirinë e shtypit.

E dinë këtë ata që bëjnë raportet për “gazetarët pa kufij”, per ambasadat e huaja, per delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë, apo nuk e dinë, dhe ja fusin kot, duke përdorur parametra të gabuar për të nxjerrë matje të gabuara!!!

(Boldnews.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *