Dy të plagosur nga përleshja tek Liqeni Artificial, arrestohet një student nga Kosova (Video)

Dhjetra përfaqësues të shoqërisë civile u ndaluan forcërisht për të hyrë në zonën e Liqenit Artificial, aty ku po kryeheshin punimet për ndërtimin e Parkut të Lojërave.

Protestuesit kërkuan që të hynin në zonën e rrethuar për të mbuluar zhavorrin e hedhu si dhe për të ngritur çadrat në shenjë revolte, por hasën në kundështimin e forcave të policisë bashkiake.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, si pasojë e përplasjes së dhunshme kanë humbur ndjenjat një polic i Bashkisë së Tiranës, D.Hardhia, 35 vjeç dhe një qytetar I.M, 31 vjeç. Një autombulancë mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe mori të lënduarit duke i dërguar për mjekim me spital.

Ndërkohë nga forcat e policisë është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 një student nga Kosova, Aranit Beqiri, 20 vjeç, i cili dyshohet t’i ketë rënë me grusht policit bashkiak. Gjithashtu është shoqëruar dhe një nga aktivistët, Zirkon Disha. Nga ana e Policise po kryhen veprimet hetimore.

Të dy u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Pamjet filmike tregojnë momentet e përplasjes së dhunshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *