Veliaj në teatrin e radhës, nuk ndalet së kopjuari Obamën

I veshur me një jelek të kuq, me lopatë në dorë dhe me çizme deri në gju, kryebashkiaku i Tiranës shfaqi teatrin e radhës përpara publikut.

Mbjellja e qershive te Liqeni (1)

I ngjashëm si një punëtor i pastrim-gjelbërimit, Veliaj provoi të mbjellë disa qershi japoneze tek Liqeni Artificial, në krah të korpusit universitar. Pranë tij, Veliaj kishte detyruar edhe Blendi Gonxhen të vishej me uniform e t’i përvishej punës me lopatë.

Zakonisht inagurimi i mbjelljes së pemëve bëhet në mënyrë simbolike dhe pa uniformë. Kështu e bënë, zëvendësambasadori japonez, Hiroshi Yamauchi, sekretari i përgjithshëm, Yukiko Constantinescu, si dhe Konsulli i Nderit i Japonisë në Tiranë, Avni Ponari.

“Puna është argumenti më i mirë. Për sa kohë që këtu çdo fundjavë po shtohen nga 200 pemë të reja, besoj se kjo është përgjigja më e mirë për këdo që do të na bllokojë në këtë punë”, theksoi kryetari i Bashkisë.

86144154

Por si çdo herë tjetër, edhe ky teatër i Veliajt ishte kopjuar nga idhulli i tij Barack Obama. Fotoja e mëposhtme e tregon mësëmiri.

Për ironi, teksa punëtori Veliaj mbillte qershi japoneze, pak metra më tutje shoqëria civile përleshje me policinë për të kundërshtuar sipas tyre betonizimin e Liqenit Artificial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *