Raporti i APPA: Ministria e Arsimit hermetike ndaj publikut, nuk i punon asnjë numër telefoni

Një raporti i Albania Platform for Policy Advocacy ngre shqetësimin për mungesën e transparencës nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Sipas raportit rezulton se MAS, mbetet institucioni më i mbyllur dhe hermetik sa i takon marrëdhënieve me publikun. Sipas ekspertit të monitorimit Rigels Xhemollari, MAS ka shkelur ligjin për të drejtën e informimit duke mashtruar qytetarët pasi në faqen e internetit nuk egziston as program i transparencës dhe as regjistri i përditësuar i kërkesave, përveëse si ikona apo tituj.

Sipas këtij raporti, në bazë të ligjit për transparencën, titullari i institucionit, në këtë rast ministrja Lindita Nikolla, duhet të paguajë 100.000 lekë të reja gjobë për shkelje ligjore.

Një tjetër shkelje e evidentuar nga APPA, është se ky institucion ka 20 numra telefoni të shpallur në faqen zyrtare dhe në asnjërin prej tyre nuk ka sinjal. Kjo, thekson më tej raporti, tregon mungesë përgjegjshmërie dhe transparence. “Një institucion që duhet të ishte model transparence për institucionet e varësisë që janë universitetet dhe drejtoritë arsimore është shndërruar në institucionin më pak transparent në vend.”– përfundon raporti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *