Raporti i AKM: Asnjë karburant brenda standarteve

Inspektoriati Qendror Teknik ka analizuar për rreth 1 vit cilësinë e karburanteve në tregun shqiptar, duke arritur në përfundimin se asnjë kampion nafte e benzine i nuk përmbush normat e përcaktuara në ligj.

Në raportin e zbardhur nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në nëntor 2014 mësohet se nga 164 kampione të analizuara, që të gjitha kanë pasur përmbajtje të lartë squfuri, pjesa dërrmuese e të cilave mbi 5 herë më të lartë se norma e lejuar.

Në raport theksohet se janë analizuar 122 kampione nafte. Ndërsa norma e lejuar e squfurit në naftë është 10 ppm, ose 10% për mililitër, rezulton se 6 prej tyre kane vleren 11 – 15 ppm dhe 100 mostra kane vlere më të madhe se 50 ppm.

Në të njëjtin përfundim arrin edhe analizimi i kampionëve të benzinës. Për përmbajtjen e squfurit janë analizuar 3l mostra. Nga analizat rezulton se vlera me e vogël e squfurit ne Benzinë është 11 – 15 ppm për 5 mostra te analizuara, pra jashtë standardit të lejuar dhe mbi 50 ppm për 11 mostra të analizuara.

Për përmbajtjen e squfurit në solar dhe mazut janë analizuar l l mostra. Ndërsa përmbajtja e squfurit në këto produkte duhet të jetë nën 3%, të gjitha kampionet kanë rezultuar me përmbajtje më të lartë se norma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *