Provimet në Universitetin e Elbasanit, arrestohet një tjetër sekser i pedagogëve

Policia e Shtetit njofton se është arrestuar një person i cili hiqej si sekser  i pedagogëve të Universitetit të Elbasanit.

Sokrat Nika 59 vjeç u ndalua nga  efektivat  e  policisë,  pasi    dyshohet  se   kundrejt  pagesës  prej  10.000  lekë (të  reja),   i  kishte   premtuar  shtetasit   R.D, 20  vjeç,  banues  në  Elbasan,  se  i  njihte  pedagogët  e  Fakultetit  Ekonomik  në  Universitetin  “Aleksandër   Xhuvani”  dhe    do  t’i  merrte  provimet.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale  “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë  funksione  publike”  parashikuar  nga neni  245/1  i  Kodit Penal.

Ky është rasti i dytë brenda pak kohëve që arrestohen sekser për provimet në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan. Më herët, 34-vjeçari Oltion Toçi ra në pranga gjatë operacionit “I pandreqshmi”  pasi u kërkonte studentëve një pagesë që varionte nga 13.000 deri në 15.000 lekë të reja për çdo provim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *