Lazarati pa hashash nuk i duhet as Kokëdhimës

I etiketuar si beu i qarkut të Vlorës, deputeti socialist Koço Kokëdhima teksa po ndjek votimet për zgjedhjen e delegatëve, njoftoi se Lazarati do të përjashtohet nga ky proces.

Deputeti Kokëdhima sqaron se në Lazarat do të votohet pasi ky fshat nuk plotëson numrin e anëtarëve.

“Lazarati nuk plotëson numrin e anëtarëve dhe nuk do të votohet. Është e vetmja njësi në qarkun e Gjirokastrës ku nuk do të votohet”, tha Kokëdhima.

Por a është ky një qëndrim divers i deputetit socialist, pasi në Lazarat nuk prodhohet më hashash? Dikur Kokëdhima ka propozuar legalizimin e kanabisit në vendin tonë dhe ku burimi kryesor do të ishte Lazarati.

Kokëdhima, i ka kërkuar madje ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, të liçensohet hashashi si një mënyrë për t’u mbjellë dhe kultivuar në rrugë ligjore.

“Zhvillimi për këto zona duhet të ishte një alternativë dhe një motivim i mirë që këta njerëz të mos ëndërrojnë më për kanabis dhe të mos na shohin ne si shkatërruesit e jetës dhe të punës së tyre.” – shprehej dikur Kokëdhima.

Por kjo ëndërr e deputetit socialit mbeti në sirtar, pasi në këtë fshat u asgjesua i gjithë kanabisi. Për këtë arsye, ky fshat me shumë pak banorë, mesa duket nuk përbën më interes për Kokëdhimën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *