Grabitet natën myftinia e Durrësit

Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë gjatë natës në zyrat e myftinisë së qytetit të Durrësit duke e grabitur atë. Ngajrja është konstatuar mëngjesin e kësaj të shtune nga punonjësit të cilët dëshmojnë se grabitësit kanë marrë një shumë parashë ende nuk dihet shifra si dhe disa sende me vlerë.

Ata kanë mundur të hyjnë në ambientet e brendëshme nepermjet dritares anësore te katit të dytë të godinës duke e thyer ate ndërkohë qëjanë dëmtuar dhe ambjentet e brendshme gjatë kontrollit.

Nuk dihen autoret e grabitjes, por policia ka nisur hetimet për identifikimin e tyre.

Ky është rasti i parë që myftinia e Durrësit, godina e së cilës ndodhet pranë xhamisë ne qender të qytetit, bie pre e grabitjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *