Gjebrea e intervistoi Marjan Rrokun 1 vit më parë. Në video edhe ish-drejtori i burgut

Ka hapur debate të shumta intervista që kantautori dhe moderatori Ardit Gjebrea bëri me Marjan Rrokun, një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë në vitin 2002. Por megjithëse intervista u publikua vetëm 6 ditë më parë ajo është realizuar para janarit të 2015-ës.

Kjo gjë vërtetohet lehtësisht nga pamjet filmike, ku në një moment shfaqet ish-drejtori i Burgut të Fushë-Krujës, Arben Suloj, i liruar nga detyra më 11 nëntor të 2015-ës. Por Suloj i mbijetoi një atentati me eksploziv në makinën e tij, më 19 janar të 2015 në afërsi të portit të Durrësit.

Marjan Rroku intervista

Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua për kurim në Itali, nga ku u kthye në muajin mars. Atëherë Suloj që ecte ende me probleme u prit në Rinas nga drejtori i përgjithshëm i Burgjeve.

Në videon e mëposhtme, ish-drejtori i burgut, shfaqet reht minutës së 15 ndërsa futet në qelinë e Marjan Rrokut ku ndodhet edhe Ardit Gjebrea. Pasi përshëndet Gjebrean, Suloj shumë përzemërsisht përshëndet edhe Rrokun duke e pyetur nëse kishte nevojë për gjë.

Ndërsa intervista është realizuar reth 1 vit e 2 muaj më parë, ajo është transmetuar vetëm tani, rreth dy javë pasi Marjan Rroku iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të shpallur antikushtetuese vendimin me burgim të përjetshëm dhënë nga Shkalla e Parë, ndërsa Gjykata e Lartë nuk e mori në shqyrtim çështjen e tij.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *