Del nga shinat treni Shkodër-Tiranë

Treni i pasagjereve që vinte nga Shkodra dhe udhëtonte në drejtim të Tiranës, ka dalë sot nga shinat.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit në Laç dhe fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur.

Si pasojë e daljes nga shinat,  gjatë gjithë ditës kjo linjë hekurudhore ka mbetur e bllokuar dhe nuk ka lëvizur asnjë lloj treni, pasagjerësh apo mallrash.

Pasagjeret që udhëtonin në tren kanë zbritur dhe kanë udhëtuar me mjete të ndryshme për në destinacion, ku fatmirësisht nuk ka pasur pasoja.

Ekspertë të hekurudhave thonë se, dalja e trenit ka ndodhur si pasojë e amortizimit të tejskajshëm të hekurudhës.

Në vendngjarje kanë ardhur punonjës dhe drejtues të Drejtorisë Rajonale të Hekurudhave Shkodër si dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave Durrës.

Gjatë gjithë ditës ka vazhduar puna për vendosjen e trenit në shina një punë kjo mjaft e vështire për arsye të peshës së madhe të lokomotivës si dhe amortizimit të tejskajshëm të linjës hekurudhore.

Treni në momentin që ka dalë nga shinat ishte rreth 100 metra larg stacionit të pasagjereve Laç dhe po udhëtonte me një shpejtësi tepër të vogël.

217903 217902_1 217900 217898 217896

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *