Çunat e Dallëndyshes hedhin në erë hotelin pa leje (Video)

Një hotel pa leje është shembur me shpërthim të kontrolluar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Objekti kishte katër kate mbi tokë dhe një kat nën tokë, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 400 metër katrorë. Në trupin e objektit u hapën 200 vrima dhe u vendosen 10 kilogramë lëndë eksplozive c4.

Operacioni i IKMT në mbështetje të bashkisë Sarandë, do të vijojë edhe me prishjen e disa objekteve të tjera, 1 dhe 2 katëshe. Por kësaj here inspektorët nuk do të përdorin eksploziv por fadromat.

Po ashtu IKMT sqaron se është në mbështetje të bashkisë së këtij qyteti për realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës nr.5, loti 2 dhe 3.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *