“Mjedisi IM”, tjetër aplikacion për denoncime

Ministria e Mjedisit është institucioni i radhës që përdor aplikacion për denoncimin e shkeljeve mjedisore. Në një dalje publike kryeinspektori Ergys Agasi prezantoi aplikacionin “Mjedisi IM” i cili do të jetë në dispozicion të qytetarëve i aksesueshëm në çdo telefon android apo iphone për të  denoncuar në kohë reale cdo shkelje të konstatuar.

Agasi publikoi edhe bilancin e inspektimeve ku vetëm në muajin shkurt në rang vendi janë bërë nga ISHMP 750 të tilla.

“20 ditë nga hyrja në fuqi e moratoriumit të pyjeve, 9 masa administrative, total 450 milionë lekë të vjetra. Fokusi kryesor i yni, informimi i komunitetit lokal si dhe grupeve të interesit. Rastet e ndaluara janë konstatuar në qarqet: Fier, Elbasan, Lezhë, Tiranë, Korçë (2 raste) dhe Shkodër (3 raste).”- shtoi Agasi.

Gjithashtu, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka filluar proçedurat e implementimit të një projekti kombëtar për monitorimin në kohë reale me kamera të të gjitha akseve kryesore të transportit të lëndës drusore, projekt ky që do të jetë funksional brënda verës së këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *