Tabaku: Taksat e reja vendore të papërballueshme, e kanë çuar koston në 40% të xhiros

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është takuar sot me bizneset në zonën e Medreses për taksat e reja të Bashkise Tiranë, ku sipas saj janë të papërballueshme pasi e kanë çuar koston e taksave lokale në 40% të xhiros.

Deputetja e Partisë Demokratike, Tabaku shprehet se “Me bizneset e vogla në zonën e Medereses për taksat e reja të Bashkisë Tiranë. Taksat lokale me të larta se qeraja mujore. Taksa të reja të papërballueshme që e kanë çuar koston e taksave lokale në 40% të xhiros”.

“Totali i taksave mujore për këto biznese është sa totali vjetor i taksave të mëparshme. Propozime konkrete janë bërë nga Partia Demokratike për kthimin në nivele të perballueshme”, tha Tabaku.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *