Studimi i BMI: Shqipëria me stabilitetin më të ulët ekonomik

Business Monitor International, pjesë e grupit të njohur vlerësues Fitch, në studimin e fundit për vendet në zhvillim dhe Ballkanin, tregon se ky i fundit është duke u përballur me një risk të madh destabilizimi në pjesën e mbetur të 2016, duke përmendur tensionet e mbetura mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe rivaliteti gjeopolitik I Rusisë me Perëndimin do të ketë ndikimin e tij.

“ Rritja e destabilitetit politik dhe gjeopolitik do të prekë edhe ekonominë e këtyre vendeve. Teksa papunësia mbetet e lartë, mundësitë për punë janë të limituara. Masat shtrënguese të FMN po zbatohen në Serbi dhe pritet të implementohen edhe në Bosnje dhe Kosovë, ndërsa qeveri jo stabël si Maqedonia varen nga investimet e huaja. Fluksi i emigrantëve sirianë pritet që të prekë këto vende ballkanike”- shkruan raporti.

Më tej në raport, përmes tabelës së indeksit të riskut për këto shtete, me një përshkallëzim nga 0-100, jepet në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë shkalla e stabilitetit politik dhe ekonomik. Për Shqipërinë, në terma afatshkurtër, stabiliteti ekonomik është 37.1, lë pas vetëm Bosnje Hercegovinën që ka 34 pikë. Më mirë në rajon duket Maqedonia me 54.6 pikë.

Sa i përket termave afatgjatë, stabiliteti ekonomik i Shqipërisë merr 46.5 pikë nga 100, më mirë se Kosova dhe Bosnja. Me stabilitetin më të lartë në rajon parashikohet sipas indeksit Maqedonia./monitor

monitor_tabl

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *