Rama nuk fton Blushin në takim, deputeti: Do të shkoj në Elbasan edhe pa ftesë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Elbasan pak ditë para kongresit që do të mbajë Partia Socialiste. Në takimin e Elbasanit janë ftuar të gjithë deputetët e Qarkut, përveç Ben Blushit.

Ky i fundit konfirmoi për News24 se nuk e kanë ftuar në takim, madje nuk e kanë informuar. “Nuk jam ftuar dhe nuk jam informuar. Kam kryesuar listën e Elbasanit në vitin 2013, nuk mund të mungoj në takimin e zonës time”, deklaroi ai.

Sakaq Blushi sfidon Ramën dhe e paralajmëron se do të shkojë në takim edhe pse nuk është ftuar. “Do të shkoj në takim që të flas me socialistët. do t’iu shpjegoj socialistëve pse duhet të ketë zgjedhje, pse po shkelet statuti i partisë”,­ tha Blushi.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *