At Nikolla Marku, presidentit: Faleni Nazime Vishën!

Kreu i Kishës Ortodokse “Shën Maria” në Elbasan, At Nikolla Marku, dje i ka kërkuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani që të falë Nazime Vishën.

“Besoj se çdokush nga ne është tronditur nga ngjarja që i ndodhi Nazime Vishës. Fatkeqësitë janë pjesë e jetës së njerëzimit. Askush nuk mundet të ndryshojë ngjarjet që ndodhin nën efekte tronditjeje apo emocioni, pavarësisht se pasojat janë ekstremisht të rënda. Shpresoj shumë dhe lutem në mirëkuptimin e familjarëve të viktimës, sepse ajo ngjarje ishte një tragjedi për të gjithë”, deklaroi At Nikolla Marku, shkruan GSH.

Më herët Ministri i Drejtësisë i ka dërguar një propozim Presidentit Nishani ku i ka kërkuar faljen e Nazime Vishës, e cila vrau më 13 gusht të vitit 2012 Fiqiri Muçën , i cili kishte abuzuar për 4 vite me të.

Nga uljet e dënimit që ka përfituar, Nazime Vishës i kanë mbetur edhe 3.9 vite burg.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *