Moska: Deklaratat e Phenianit sjellin shqetësime serioze

Rusia paraqiti sot shqetësimet e saj serioze dhe bëri thirrje për përmbajtje, pas kërcënimit nga kreu i Koresë së Veriut për përdorimin e armës bërthamore si reagim ndaj rezolutës së OKB-së që rëndon sanksionet e imponuara ndaj Phenianit.

“Deklarata e Kim Jong Un ngjall një shqetësim serioz në Moskë”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

“Ne shpresojmë se të gjitha vendet e rajonit, bashkë me vendet e treta, do të tregojnë përmbajtje në këtë situatë të vështirë”, shtoi ai.

“Gjatë një takimi me anëtarët e Këshillit të Sigurimit rus, presidenti Vladimir Putin foli për situatën jashtzakonisht të tensionuar për sa i përket Koresë së Veriut”, shtoi Peskov.

Kjo mbledhje u zhvillua nën sfondin e shqetësimeve ndërkombëtare të ngjallura nga propozimet kërcënuese të Kim Jong Un./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *