Mediat austriake: Shqiptarja, blogerja më e mirë e modës

Revista e njohur austriake “Madonna” mbrëmë kishte organizuar një mbrëmje gala “Madonna Blogger Awarts 2016”, në Semperdepot të Vjenës, ku u ndanë çmimet për blogëret më të mirë në kategori të ndryshme të Austrisë për vitin 2016.

Edisa Shahini 2

Blogerja më e mirë për kategorinë fashion është zgjedhur shqiptarja, Edisa Shahini. Ajo arriti të fitojë kundrejt dy blogereve të tjera shumë të njohura në Austri.

Edisa Shahini 3

“Ishin emocione të papërshkrueshme, ngaqë nuk e prisja se do të fitoja. Për mua nominimi në mesin e tri blogerëve më të mira në Austri, kishte shumë rëndësi. Fakti se kishte konkurrencë të madhe dhe në fund juria profesionale ka bërë zgjedhjen për mua, ishte një vlerësim i madh. Është kënaqësi e jashtëzakonshme që puna ime si blogere është vlerësuar nga shumë njerëz që më admirojnë dhe bashkëpunojnë më mua”, shprehet Edisa për “albinfo.ch” .

Edisa Shahini 5

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *