Kreshnik Spahiu u këndon Ramës dhe Veliajt: Në ato maja rripa-rripa, herë ma hipe herë ta hipa

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka dalë nga ambientet e komisariatit nr.1 ku u shoqërua për protestën para Bashkisë së Tiranës.

Duke folur për gazetarët sapo doli nga paraburgimi, Spahiu ironizoi dhe u këndoi një këngë Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Me urdhër të njëshit të Tiranës, të bukurit, Erion Veliaj, u vendos ndalimi i disa për disa anëtarëve të AK. Sot bëri gabimin e jetës, Erion-Edvin, sapo bëtë gabimin e jetës tuaj, vërtetë që tentuan të na prangosni por harroni se ky popull ka një këngë: Në ato maja rripa-rripa, një herë ma hipe njëherë ta hipa”, tha Spahiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *