Blushi në aktivitetin e PS në Elbasan, regjia ndërpret transmetimin, fishkëllima nga salla

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të pretme një takim me strukturat në qytetin e Elbasanit pak ditë para Kongresit të PS. Në aktivitet kanë qenë të ftuar të gjithë deputetët e zonës, përveç Ben Blushit, i cili ka shkuar pa ftesë.

Por sapo Blushi ka shkelur në sallën ku zhvillohej aktiviteti ka pasur irritim nga pjesëmarrësit.  Sipas Panoramës, situata mësohet të ketë qenë kjo: Pasi ka përfunduar fjalën e tij të gjatë kryeministri Edi Rama, regjia qëndrore ka shkëputur lidhjen për mediat dhe gazetarët janë nxjerrë nga salla jashtë. Në këtë kohë, para të pranishmëve është çuar për të folur zv/kryeministri Niko Peleshi. Teksa ky fliste, Ben Blushi është futur brenda në sallë por në këtë moment, nga salla ka pasur vërshëllima dhe irritim, si shenjë kundërshtie për praninë e Blushit aty.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *