Arrestohet 37-vjeçarja, i këputi gjuhën të dashurit gjatë puthjes

Një grua në Konektikat, SHBA është arrestuar pasi i këputi gjuhën të dashurit gjatë një puthje pasionante.

Shakeia Long, 37 vjeç, po shkëmbente një puthje pasionante me të dashurin, Dëayne Ëilliams, 41 vjeç, kur i këputi një copë të gjuhës me dhëmbë. E alarmuar, ajo u arratis nga apartamenti. 41-vjeçari doli në rrugë dhe një oficer policie e shoqëroi në spital.

Mjekët tentuan që t’ia ngjisin copën e gjuhës, por më kot.

Long, që kishte një fëmijë me Ëilliams pranoi se ishin të droguar kur po putheshin. Në deklaratën e saj, ajo thotë se “nuk ishte në dijeni të plagëve të tij, ose se si ato kanë ndodhur”. Gruaja u akuzua për sulm të shkallës së parë dhe doli në gjykatë këtë javë.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *