Aktivistë të AK i gozhdojnë dyert Bashkisë, policia ndalon Kreshnik Spahiun

Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë gozhduar mëngjesin e sotëm dyert e bashkisë duke i mbyllur me dërrasa. Ata kanë deklaruar se nuk do të lejojnë hyrjen e kryetarit Erion Veliaj, duke i kërkuar dorëheqjen pasi ka pushtuar pronbat publike.

Spahiu

Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit e AK, çka ka sjellë edhe përplasje mes tyre. Vetëm 1 orë pas protestës, policia ka ndaluar kreun e AK-së, Kreshnik Spahiu në zyrën e tij.

Në një lidhje telefonike për News24, Spahiu tha se ai ka qenë në zyrën e tij kur forcat e policisë e kanë marrë dhe e kanë shoqëruar për në Komisariatin numër 1, ku po merret në pyetje.

Ndërkaq para Komisariatit numër 1 janë mbledhur dhjetëra aktivistë të AK që kërkojnë lirimin e Spahiut.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *