5 lojtarë që Real Madrid duhet t’i blejë

Me kampionatin, që tashmë mund të konsiderohet i humbur, dhe pas skualifikimit të turpshëm në Kupën e Spanjës (Çështja Cheryshev), Real Madrid-it nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm që të përqendrohet te Champions League, por edhe këtu ka shumë mundësi që lojtarët e Zidane të dështojnë, duke parë formën e skuadrave si Barcelona dhe Bayern. Për këto arsye, drejtuesit e Real kanë filluar të bëjnë plane për sezonin e ardhshëm dhe 5 emrat e mëposhtëm mund të jenë “ilaçi” që i duhet ish-“Galaktikëve” për t’u kthyer te dominimi në Spanjë dhe Europë.

1) Marco Reus (Dortmund)
– Reus është një sulmues krahu shumë i talentuar, i cili është shumë i rrezikshëm edhe nga goditjet e dënimit. Fatkeqësisht, dëmtimet e kanë frenuar gjatë karrierës së tij, por nuk e kanë ndalur që të bëhet një nga lojtarët më të mirë të Gjermanisë. Madje, ai është përzgjedhur për të qenë pjesë e kombëtares që ka luajtur në Botërorin e 2014-ës, por dëmtimi i radhës, pak para fillimit të turneut, nuk e ka lejuar të udhëtojë me skuadrën. Pavarësisht shqetësimeve për problemet e tij fizike, Reus ka një potencial të madh dhe me shokët e duhur në ekip mund të bëhet një lojtar i klasit botëror.

2) David De Gea (Manchester United)
– Transferimi i David De Gea te Real Madrid është dukur i sigurt verën e kaluar, me lojtarin që kishte arritur marrëveshjen me spanjollët, ndërsa dy skuadrat kishin rënë dakord për çmimin. Në momentin e fundit operacioni ka dështuar për shkak se dokumentacioni nuk është dorëzuar në momentin e duhur. Dy klube miliardere që gjunjëzohen nga një faks. Megjithatë, tani që faksi është rregulluar, Real do të kthehet padyshim në sulm gjatë verës, për të siguruar nja nga portierët më të mirë që janë në qarkullim.

3) Paul Pogba (Juventus)
– Lojtari i ri më i mirë i Botërorit të 2014-ës, Paul Pogba, mund të jetë lojtari më i kërkuar në botë në këtë moment dhe është e lehtë të kuptohet pse është kështu. Pogba ka gjithçka: ka një talent akoma të papërpunuar, vizion dhe një goditje të pandalshme. Real Madrid njihet për faktin se arrin të sigurojë lojtarë të mëdhenj që janë të konfirmuar tashmë dhe Pogba është pjesë e asaj kategorie.

4)Pierre Emerick Aubameyang (Dortmund)
– Lojtari Më i Mirë i Afrikës për 2015-ën, Aubameyang është një sulmues shumë i shpejtë me një teknikë të frikshme, falë së cilës mund të depërtojë çdo mbrojtje. Real-it mund t’i duhet një sulmues në të ardhmen e afërt dhe Pierre do të ishte zgjedhja e duhur. Jo vetëm kaq, ai është i uritur për sukses dhe do të përshtatej menjëherë te një skuadër që kërkon çdo vit të fitojë më shumë.

5) Inaki Williams (Athletic Bilbao)
– Nëse Real Madrid nuk vendos të marrë Aubameyang gjatë verës së ardhshme, atëherë mund ta gjejnë lojtarin e duhur në kampionatin spanjoll. Tek Inaki Williams, “Los Blancos” do të gjenin një element që është mësuar me futbollin spanjoll, i cili mund të shënojë gola. Edhe pse është një lojtar i ri, ai ka një nuhatje për golin dhe kjo cilësi do të perfeksionohej nëse do të bëhej pjesë e një ekipi si ai madrilen. Bëhet fjalë për një lojtar akoma të paformuar, por që ka potencialin të bëhet një futbollist i klasit botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *