Martohet për të tretën herë manjati i mediave Rupert Murdoch

Gjigani i mediave Rupert Murdoch dhe ish-supermodelja Jerry Hall u martuan në një ceremoni civile në Londër. Ata pozuan pas ceremonisë teksa dasma e plotë zhvillohet të shtunën në kishën e gazetarëve St Bride, ose shtëpia shpirtërore e gazetarisë britanike.

84 vjecari, drejtor ekzekutiv i News Corp and 21st Century Fox Inc dhe 59 vjecarja Hall, njoftuan fejesën e tyre në muajin janar në gazetën Times, e përditshme në pronësi të tij. Manjati i mediave , i cili është martuar tre herë deri tani dhe modelja Hall e cila ka qenë për një kohë të gjatë e fejuara e liderit të Rolling Stones Mick Jagger, u fejuan në Los Angeles, ku ishin të pranishëm edhe në ceremoninë e cmimeve hollivudiane të Golden Globes.

Murdoch u divorcuia nga gruaja e tij e tretë në vitin 2013 pas 14 vitesh martesë, duke u shprehur se gjithcka kishte marrë fund.

Hall bashkëjetoi me Jagger për më shumë se 20 vjet duke thënë se ishin të martuar, por në procedurat e divorcit në vitin 1999, muzikanti britanik tha se ata nuk ishin të martuar ligjërisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *