Berisha për Sorosin: Është spekulant, por një gjeni në financa

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për filantropin amerikan Xhorxh Soros. Gjatë emisionit “Zonë e Lirë”, Berisha e cilësoi Sorosin si një spekullant, megjithatë e vlerësoi për zgjuarësinë që ai ka në fushën e financave.

“Soros është kryespekullant i botës. Pasuria e tij është bërë në mënyrë spekullative por që duhet thënë se është legale. Është një promovues gjoja i shoqërisë së hapur, por në fakt është një mbështetës i shoqërisë së errët për vendet e ish komuniste. Duhet pranuar se është një gjeni në financa. Nuk kam parë njeri më të zgjuar përsa i përket politikave financiare.” – u shpreh Berisha.

Ish kryeministri shpjegoi edhe arsyen pse Soros ka lidhje të forta me kryeministrin Edi Rama.

“Është një grua në mes që lidh Sorosin me Ramën, dhe është një arsye e fortë që ka shumë vite në marrëdhëniet mes tyre.”– shtoi më tej Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *