Tiranë, plagoset me armë zjarri punonjësi i Ministrisë së Brendshme

Një atentat fatmirësisht pa viktima është shënuar gjatë mbrëmjes së sotme në kryeqytet. Mësohet se ndaj atentati me armë është bërë ndaj 37-vjeçarit Vilion Sakollari, ndaj të cilit është qëlluar 4 herë.

Ende nuk janë të qarta motivet apo rrethanat e ngjarjes, por mësohet se 37-vjeçari është me detyrë shofer tek parku i Ministrisë së Brendshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën ‘Irfan Tomini’, ku Sakollari u qëllua me 4 plumba. Aktualisht ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *