PD dorëzon tre kërkesa në KQZ për referendum lokal në Tiranë

Partia Demokratike depozitoi sot tre kërkesa për referendum vendor që do të mundësojne, sipas saj, që zëri i qytetareve të dëgjohet në Tiranë.

Partia Demokratike në një njoftim për mediat bën të ditur se “Kërkohet referendum vendor për: Parkimin nëntokesor tek Parku Rinia, ndërtimin e objekteve social-kulturore dhe administrative në dy anet e Korpusit te Universitetit Politeknik,ndertimin e kompleksit te lojrave mbi sipërfaqe betoni në zemër të parkut të LIqenit

“Të gjitha këto objekte mund të ndërtohen në zona alternative duke mos cënuar edhe me tej mushkëritë e dëmtuara të Tiranës. Në kushtet kur janë marrë vendime që cënojne rëndë zonat e ndjeshme mjedisore, pa kryer proces të mirfilltë të ndikimit në mjedis, jo transparente, pa konsultim me qytetaret siç kërkohet nga ligjet ne fuqi, është e domosdoshme që qytetarët e Tiranës të shprehen per keto vendime” thuhet në deklaratë.

Kërkesa sot u depozitua në KQZ nga Departamenti i Mjedisit dhe disa anëtarë të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës. “Partia Demokratike fton KQZ të miratojë sa më parë formularin që do mundësojë qytetarët të mbledhin firmat e nevojshme për shpalljen e referendumit” thuhet në deklaratën për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *