Vrasja e Kërtushës, Prokuroria e Durrësit zbardh dinamikën e ngjarjes

Prokuroria e Durrësit kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për shtetasit Gëzim Kajno dhe Bledar Kajno, të dyshuar si autorë të veprave penale të “Vrasjes me dashje”, e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”, për ngjarjen e ndodhur në dt. 01.03.2016, ku mbeti i vdekur me armë zjarri shtetasi Asllan Kërtusha.

Në bazë të veprimeve proceduriale të deritanishme rezulton se viktima Kërtusha, mesditën e datës 01.03.2016, ka qenë duke konsumuar pije alkolike në lokalin e shtetasit Gëzim Kajno. Rreth pasdites, në gjendje të rënduar për shkak të alkolit, ai ka nisur të fyejë dhe ofendojë kamarierët e lokalit, të cilët kanë njoftuar pronarin, Gëzim Kajno.

Ky i fundit është afruar në lokal, së bashku me nipin e tij, Bledar Kajno dhe kanë tentuar ta qetësojmë shtetasin Kërtusha, i cili gjendej në ambjentet e brendshme të lokalit. Pasi kanë diskutuar së bashku në tavolinë, Kërtusha dhe pronari i lokalit, Gëzim Kajno, kanë dalë në ambjentet e jashtme të lokalit, ku kanë filluar të grinden fizikisht. Kjo situatë është fiksuar edhe në kamerat e sigurisë së lokalit. Nga kqyrja e pamjeve filmike duket shtetasi Gëzim Kajno që, pas konfliktit fizik, ka një armë tip pistoletë në dorë, me qytën e së cilës godet në kokë dhe në fytyrë Kërtushën. Nga goditja me qytë, pistoleta ka kryer qitje, nga e cila ka mbetur i plagosur në krah nipi i Gëzimit, Bledar Hajno. Më pas, konflikti shmangen nga objektivi i kamerës.

Në një moment të dytë, personat në konflikt shfaqen sërish në kameran e sigurisë, kësaj radhe pranë një taksie, ku Kërtusha po tentonte të hipte dhe duket që ishte i plagosur. Tek dera e taksisë, shtetasit Gëzim dhe Bledar Kajno e arrijnë sërish dhe e godasin sërish, duke tentuar ta nxjerrin nga taksia. Megjithatë, taksia është nisur së bashku me Kërtushën drejt spitalit të Durrësit, ku ka mbërritur i vdekur me një plumb në pjesën e kraharorit. Pas vrasjes, fillimisht është arrestuar shtetasi Bledar Kajno dhe një ditë më pas, Gëzim Kajno dhe të dy personat dyshohen për “vrasje me dashje” në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *