VIDEO/ Ja se si e rrëzojnë kamionin me mallra serbe, aktivistët e Vetëvendosjes

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë përmbysur një kamion me produkte të Serbisë që shiten në Kosovë. Ky aksion, sipas tyre, ishte përgjigje ndaj aktit kriminal të Republikës së Serbisë, e cila dje i ktheu pas mbi 103.000 libra shqip, duke lënë pa shkollë nxënësit shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Në videon e publikuar nga VV në faqen e tyre në Facebook shihet si aktivistët e rrëzuan kamionin me mallra serbe.
“Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të vazhdojnë aksionet e tilla deri sa Republika e Serbisë të pranojë reciprocitet me Republikën e Kosovës. Pabarazia dhe nënshtrimi janë të papranueshme. Ata nuk i lejojnë librat tanë, ne nuk do t’i pranojmë prodhimet e tyre”, thuhet në postimin e VV’së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *