Video e dhunës, ja si trajtohen qytetarët në Bashkinë e Tiranës

Një qytetar është nxjerrë me dhunë nga Bashkia e Tiranës. Pamjet filmike të siguruara nga Boldnews.al tregojnë qartë momentet kur një qytetar nxirret me forcë nga bashkia dhe qëllohet prej punonjësve të saj, vetëm sepse kërkonte informacion.

Nga debati dëgjohet se qytetari ka një problem dhe kërkon informacion nga institucioni. Por në fakt ai nuk është lejuar as të hyjë brenda. Njëri nga policët e Bashkisë së Tiranës ka qëlluar mbi qytetarin ndërsa ky i fundit ka nisur të bërtasë për të denoncuar dhunën.

Në pamje dallohet se qytetari nxirret forcërisht nga ambjentet e hollit të bashkisë nga dy punonjës të policisë bashkiake dhe një person civil, i cili nuk dihet kush është dhe me çfarë tagri dhunon një qytetar.

Qytetari shfaqet i shqetësuar, teksa refuzon të largohet nga Bashkia e Tiranës pa marrë një sqarim për kërkesën e tij.

Më poshtë ndiqni pamjet pa koment:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *