Teatri mediatik i Beqajt me Check-up (video)

Kontrolli shëndetësor falas për moshat 40-65 vjeç është vënë shpesh në qëndër të diskutimeve. Kësaj here ka qënë emisioni investigativ “Stop” ku mbrëmë ka sjellë një tjetër rast se si manipulohen qytetarët për të folur pozitivisht për Check-up. I gjithë teatri zhvillohet në prani të Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Një grua në ambulancë pasi instruktohet mirë nga producenti për tu bërë thirrje shqiptarëve të bëjnë “Check Up” e ngatërron duke thënë “ketch up”. Producenti e inkurajon qytetaren duke i thënë se edhe kryeministri gabon përpara kamerës dhe për këtë mund ta përsërisë mesazhin nga e para.

Ndërsa në një rast tjetër, “pacientja” e përcjell ftohtë mesazhin për Check-up dhe producenti ndërhyn për ta ndihmuar në artikulimin e mesazhit promocional

Për më tepër shikoni videon më poshtë :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *